Mendim Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë - Gazeta Express
string(69) "mendim-rugova-tregon-dy-rekordet-qe-i-shenoi-bora-e-rene-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:17

Mendim Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:17


Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, ka thënë se reshjet e borës në Prishtinë kanë shënuar rekord si për nga data e reshjeve, si për nga sasia. 

Rugova ka treguar se trashësia e borës së rënë ka shkuar në 10 centimetra dhe se data 3 tetor është më e hershmja e shënuar. 

Ai ka treguar se deri tani 7 tetori i 2017-ës ka qenë data më e hershme kur reshjet e borës kanë krijuar edhe shtresë prej 1 centimetër. 

Postimi i plotë:  

Në Prishtinë shënohet data më e hershme e tetorit me shtresë dëbore

3.10.2025 – Me një shtresë prej 10cm borë, data e 3 tetorit është më e hershmja përgjatë muajit tetor në Prishtinë ku reshjet e dëborës formojnë një shtresë.  Deri më tani 7 tetori i 2017-ës ishte dita më e hershme që bie borë në  Prishtinë dhe formon shtresë, dhe atë vetëm prej 1cm.

Kjo shtresë e sotme prej 10cm, është më e larta, pra rekorde për muajin tetor.  Më 1997 e 2003 kishte pasur shtresa dëbore, por vetëm prej 4cm, dhe atë krejt nga fundi i tetorit, më 28 tetor 1997, dhe 27 tetor 2003.  Patjetër që shkaku i topografisë së Prishtinës, trashësia e borës mund të ndryshojë, meqenëse në pjesë më të ulëta, shtresa mund të jetë më e ulët.