Nga nesër do të fillojë “një rënie e temperaturave” tha meteorologu Mendim Rugova sot në #Gjesi në T7.
Ai tha se nesër temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 32 e 34°C.
“Aty-këtu gjatë pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe me bubullima në pjesë të vendit”, tha ai.
Të mërkurën, Mendim Rugova tha se “po pritet të ketë më shumë të reshura, më shumë vranësira”.
“Mundësitë janë që temperaturat të bien deri në 22 gradë”, tha ai.
Nga e enjta, ai tha se nuk paraqiten mundësi për të reshura.
Gjatë fundjavës, ai tha se temperaturat do të rriten sërish pak.
“Ende nuk shihet mundësia a mund të ketë ndonjë valë të të nxehtit gjatë javës së ardhshme”, tha ai.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...