Menaxhmenti i RTK-së: Deri tani s'kemi pranuar buxhetin për pjesën e dytë të vitit, rrezikohen pagat e punëtorëve - Gazeta Express
string(110) "menaxhmenti-i-rtk-se-deri-tani-skemi-pranuar-buxhetin-per-pjesen-e-dyte-te-vitit-rrezikohen-pagat-e-punetoreve"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:55

Menaxhmenti i RTK-së: Deri tani s’kemi pranuar buxhetin për pjesën e dytë të vitit, rrezikohen pagat e punëtorëve

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:55

 Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se, deri më sot, dita e fundit e muajit korrik, nuk ka pranuar ende mjetet buxhetore të parapara për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.

Menaxhmenti i RTK thotë se si pasojë e kësaj situate po rrezikohet ekzekutimi i pagave për stafin, si dhe përmbushja e obligimeve të tjera operacionale.

“RTK ka njoftuar me kohë për situatën dhe ka dërguar kërkesa zyrtare tek mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, mirëpo deri në këtë moment nuk ka pranuar përgjigje zyrtare dhe as ndonjë informacion për rrjedhën e mëtejme”, thuhet në komunikatë.

“Menaxhmenti ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin e institucionit, përmes optimizimit të brendshëm dhe menaxhimit racional të resurseve, por kriza aktuale nuk mund të tejkalohet pa mbështetje të menjëhershme”, thuhet tutje.
 
Në fund, RTK ka bërë thirrje që në mungesë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, që të ketë një reagim të menjëhershëm nga Qeveria, si dhe kërkon që kjo çështje të trajtohet me prioritet të lartë institucional.