Kryetari i Prishtinës Përparim Rama që garon edhe për një mandat në krye të kryeqytetit, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Rama ka akuzuar Uran Ismailin, ku thotë se menaxhon kompaninë “Pastrimi”.
“Ti e ke parë Uranin që nuk di si ka fytyrë me dalë me fol për mbeturina, ku dihet që ai me shokun e tij e menaxhojnë “Pastrimin” dhe ku dihet qartë që asamblisti i tij, PDK e VV kanë votu për me hek nenin për më marrë sektorin privat me ndhimu “Pastrimin” me pastru qytetin”.
“Kur e kemi ndrru drejtorin e Shërbimeve Publike dhe kemi sjellë drejtorin tjetër kemi shpallur gjendje emergjente të pastrimit, sepse për dy vjet e kanë mbajtur dhe nuk e kanë rregullu përkundër mundësive që ia kemi dhënë për qeverisje, momentin që e kemi parë të nevojshme me shpall gjendje emergjente me fut sektorin privat për 1-2 muaj ka ndrru situata për të mirë të kryeqytetit”, ka thënë Rama. /Gazeta Express
Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU