"Menaxhim katastrofal me pandeminë", miratohet kërkesa e VV'së që Hoti të raportojë në Kuvend, Osmani e çon thirrjen në Kryeministri - Gazeta Express
string(127) "menaxhim-katastrofal-me-pandemine-miratohet-kerkesa-e-vvse-qe-hoti-te-raportoje-ne-kuvend-osmani-e-con-thirrjen-ne-kryeministri"

Gazeta Express

07/07/2020 17:32

“Menaxhim katastrofal me pandeminë”, miratohet kërkesa e VV’së që Hoti të raportojë në Kuvend, Osmani e çon thirrjen në Kryeministri

Gazeta Express

07/07/2020 17:32

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një komunikate se pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavcit, e që është miratuar në kryesi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesë që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë, raporton Gazeta Express.

“Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së. Situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi. Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

Lexo Edhe:

Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti kjo qeveri që sipas tyre po funksionon pa strategji e pa plan po i kushton qytetarëve me humbje jetësh.

“Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën. Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Në anën tjetër, ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/