Menaxheri i Leon Avdullahut jep detaje rreth vendimit për ta zgjedhur Kosovën - Gazeta Express
string(77) "menaxheri-i-leon-avdullahut-jep-detaje-rreth-vendimit-per-ta-zgjedhur-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 14:20

Menaxheri i Leon Avdullahut jep detaje rreth vendimit për ta zgjedhur Kosovën

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 14:20

Leon Avdullahu vendosi së fundi t’i thotë “PO” Kosovës duke hequr dorë kështu nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.

Helvetikët nuk e kanë marrë aspak mirë vendimin e futbollistit të Hoffenheimit, duke insistuar se e rritën dhe e zhvilluan dhe që në fund, sipas tyre, ua ktheu shpinën.

E për të sqaruar gjithçka rreth vendimit të ish-futbollistit të Baselit është përkujdesur menaxheri i tij, Sascha Fischer.

“Unë natyrisht se e kuptoj emocionin dhe zhgënjimin që shumëkush në Zvicër ndoshta e ndien tash për tash. Leoni është rritur në Zvicër, është formuar këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij.”, deklaroi fillimisht menaxheri për portalin zviceran “20 Minuten”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ky nuk ishte një vendim kundër Zvicrës, por për Kosovën. Shpesh në futboll dëgjojmë se lojtarët i ndjekin vetëm paratë dhe karrierën. Në këtë rast është e kundërta, Leoni ka vendosur nga bindja e tij, nga zemra dhe nga identiteti familjar që ta përfaqësojë Kosovën”, shtoi ai.

Avdullahu pritet të ftohet nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë. /Gazeta Express