Menaxheri i Hakimit e mohon marrëveshjen me PSG-në për yllin e Interit - Gazeta Express
string(58) "menaxheri-i-hakimit-e-mohon-se-eshte-ne-bisedime-me-psg-ne"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 8:51

Menaxheri i Hakimit e mohon marrëveshjen me PSG-në për yllin e Interit

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 8:51

Alejandro Camano, menaxheri i Achraf Hakimit, e ka mohuar se ka bisedime e aq më pak marrëveshje mes tij dhe Paris Saint-Germainit për mbrojtësin e Interit. Por ai nuk pranoi se është optimist për qëndrimin e Hakimit në Inter.

Mediat italiane dhe franceze kanë raportuar ditëve të fundit se Hakimi ishte pajtuar tashmë me PSG-në për kushtet personale dhe se oferta e gjigantit të Ligue 1 prej 60 milionë eurove ishte hedhur poshtë nga zikaltrit, të cilët i duan të paktën 80 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk ka bisedime me PSG-në, nuk ka asgjë tani për tani. Ne nuk kemi marrëveshje me klubin francez për kushtet personale. Ai është i lumtur në Inter”, tha Camano për FCInter1908.

Megjithatë, kur u pyet nëse është optimist për qëndrimin e Hakimit në Giuseppe Meazza, toni i zërit të tij ndryshoi.

“Është një kohë e vështirë për të gjithë…” theksoi ai.

Hakimi ka marrëveshje afatgjate me Interin, pasi iu bashkua klubit verën e kaluar, por kampioni i Italisë është i detyruar të shesë futbollistë për t’i balancuar financat. /Gazeta Express/