Menaxherët e NBA s’pajtohen për fatin e këtij sezoni - Gazeta Express
string(51) "menaxheret-e-nba-spajtohen-per-fatin-e-ketij-sezoni"

Gazeta Express

29/05/2020 12:13

Menaxherët e NBA s’pajtohen për fatin e këtij sezoni

Gazeta Express

29/05/2020 12:13

Menaxherët e klubeve të NBA raportohet se janë të ndarë në dysh lidhur me vendimin se çfarë duhet të ndodhë me sezonin aktual 2019/20. Klubet nuk janë të sigurta nëse duhet të zhvillohen ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt, apo duhet të vazhdohet menjëherë me ndeshjet e fazës së play-offs.

Liga ua dërgoi një anketë 30 menaxherëve të përgjithshëm në NBA javën e kaluar, dhe komisionari Adam Silver i zbuloi rezultatet e kësaj ankete të enjten, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rezultatet e anketave:

– Gjysma e menaxherëve të përgjithshëm dëshirojnë që sezoni i rregullt të vazhdojë.

– Pak më shumë se gjysma e menaxherëve të përgjithshëm duan që 16 ekipet me rekordet më të mira për këtë sezon të kalojnë në play-offs, pa marrë parasysh Konferencën të cilës i takojnë.

– 75 për qind e menaxherëve preferuan që ekipet që kalojnë në play-offs të vendosen përmes një turneu si play-offs, ndërsa 25 për qind preferuan që ekipet e play-offs të caktohen përmes zhvillimit të disa ndeshjeve sipas formatit të grupeve të Kupës së Botës.

NBA bëri të ditur javën e kaluar se është në bisedime me Disneyn për ta rinisur sezonin këtë verë në Disney World, afër Orlandos në Florida. Aty do të zhvilloheshin të gjitha ndeshjet dhe stërvitjet e të gjitha klubeve, ndërsa edhe skuadrat do të vendoseshin në të njëjtin kamp. /Gazeta Express/