Memli Krasniqi voton: Uroj që ky proces të shkojë në rregull - Gazeta Express
string(59) "memli-krasniqi-voton-uroj-qe-ky-proces-te-shkoje-ne-rregull"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 10:53

Memli Krasniqi voton: Uroj që ky proces të shkojë në rregull

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 10:53

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë pak më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza.

Pasi votoi, Krasniqi para gazetarëve i ftoi qytetarët të dalin të votojnë.

“Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët  të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha ai.