Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë: E ndjeva të gjallë bindjen se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet - Gazeta Express
string(132) "memli-krasniqi-viziton-hashim-thacin-e-kadri-veselin-ne-hage-e-ndjeva-te-gjalle-bindjen-se-drejtesia-per-clirimtaret-tane-po-afrohet"

Gazeta Express

13/08/2025 18:34

Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë: E ndjeva të gjallë bindjen se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet

Gazeta Express

13/08/2025 18:34

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sërish sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim prej gati pesë vitesh. Ai tha se procesi ndaj tyre është i tejzgjatur dhe i padrejtë, por se ata mbeten të bindur se “drejtësia për çlirimtarët po afrohet”.

Sipas Krasniqit, Thaçi dhe Veseli mbajnë mbi supe vetëm atë që populli u kërkoi – luftën për liri – dhe kjo nuk është as mëkat, as faj.

“Ata janë mirë, optimistë dhe dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i PDK-së theksoi se dy ish-udhëheqësit janë të lidhur ngushtë me Kosovën, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen kur vendi përballet me vështirësi, duke besuar në një të ardhme më të ndritur të ndërtuar me punë e vizion.

“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi. Në fjalët e Presidentit Thaçi: Dielli do të lind përsëri”, përfundoi Krasniqi.

Postimi i plotë:

Edhe sot, në vizitën e radhës në Hagë, u takova dhe u çmalla me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, të cilët prej afro pesë vitesh po mbahen padrejtësisht në paraburgim, në një proces të tejzgjatur. Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet.

Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush.

Janë me Kosovën në çdo orë e çdo ditë. Gëzojnë për çdo lajm të mirë dhe ndajnë dhembjen me ne kur lajme të tjera rëndojnë mbi popullin tonë. Por, mbi të gjitha, besojnë fuqimisht në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, një të ardhme që ndërtohet me punë, me vizion dhe me vullnet të pathyeshëm.

Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi. Në fjalët e Presidentit Thaçi: Dielli do të lind përsëri!