Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar sot ushtarët e FSK-së për përkushtimin e përhershëm ndaj atdheut.
Krasniqi tha se FSK është besimi që Kosova qëndron e fortë dhe e përgatitur.
“Sot është dita kur urojmë me krenari Forcën që mbron shtëpinë tonë të përbashkët. FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur. Çdo ushtare e çdo ushtar është shembulli më i pastër i përkushtimit ndaj atdheut. Me ju, ecim më të sigurt drejt së ardhmes. Urime Dita e Forcës, ushtarë!”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...