string(72) "memli-krasniqi-uron-thacin-me-nje-fotografi-te-perbashket-per-ditelindje"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2022 10:46

Memli Krasniqi uron Thaçin me një fotografi të përbashkët për ditëlindje

Lajme

Gazeta Express

24/04/2022 10:46

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Urime ditelindjen President!”, shkruan Krasniqi krahas një fotografie të përbashkët.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në Burojë të Skenderajit. Pra sot ai mbush 54 vjet.

Ditëlindja e 54-të e gjen atë larg vendit, familjes dhe miqve, pasi ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë që nga viti 2020.