Memli Krasniqi: Shukri Buja do të jetë kryetari i ardhshëm i Lipjanit, s’ka që e shpëton Imri Ahmetin nga humbja - Gazeta Express
string(109) "memli-krasniqi-shukri-buja-do-te-jete-kryetari-i-ardhshem-i-lipjanit-ska-qe-e-shpeton-imri-ahmetin-nga-humbja"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 17:11

Memli Krasniqi: Shukri Buja do të jetë kryetari i ardhshëm i Lipjanit, s’ka që e shpëton Imri Ahmetin nga humbja

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 17:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë në një emision televiziv është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së në Lipjan, Shukri Buja.

Krasniqi tha se ‘Shukri Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes’.

Ai tha se qytetarët tashmë janë të lodhur me qeverisjen 12-vjeçare në Lipjan dhe se Shukri Buja ka qenë kërkesë e qytetarëve të Lipjanit.

“Zoti Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes, mundet me u mundu  në të gjitha format por humbjen e ka të garantuar. Qytetarët janë lodhur pas 12 vitesh dëshirojnë ndryshim dhe zoti Buja ka qenë kërkesa e qytetarëve të Lipjanit, alternativa e vetme që mundet me i dhënë një drejtim të ri atij qyteti të mrekullueshëm që është zhvillu tani është bë gati paralagje e Prishtinës” tha Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.