Memli Krasniqi përkujton Afrim Bunjakun: Sakrifica e tij, shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut - Gazeta Express
string(98) "memli-krasniqi-perkujton-afrim-bunjakun-sakrifica-e-tij-shembull-i-nderit-dhe-i-beses-ndaj-atdheut"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 11:36

Memli Krasniqi përkujton Afrim Bunjakun: Sakrifica e tij, shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 11:36

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin e Kosovës, policin Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e vrasjes nga terroristët serbë në Banjskë.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se Bunjaku mbetet testament i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

“Sakrifica e tij është e gdhendur në historinë tonë kombëtare dhe do të kujtohet përherë si shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut. Por, dy vite pas këtij akti terrorist, drejtësia ende nuk është vendosur. Kriminelët e strehuar e të mbajtur të paprekur në Serbi duhet të dorëzohen dhe të përgjigjen përpara ligjit, sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës. Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën!”, ka shkruar ai.