Memli Krasniqi për protestën e sotme në Shkup: Dëshmi se kauza është më e madhe se secili prej nesh, drejtësi dhe liri për çlirimtarët - Gazeta Express
string(132) "memli-krasniqi-per-protesten-e-sotme-ne-shkup-deshmi-se-kauza-eshte-me-e-madhe-se-secili-prej-nesh-drejtesi-dhe-liri-per-clirimtaret"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 18:41

Memli Krasniqi për protestën e sotme në Shkup: Dëshmi se kauza është më e madhe se secili prej nesh, drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 18:41

Memli Krasniqi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth protestës së sotme në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së duke thënë se është dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.

Ai ka deklaruar edhe se, në Shkup janë bashkuar shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtët të UÇK’së.

Postimi:

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.

Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

#LiriaKaEmër

Advertisement
Advertisement
Advertisement