Memli Krasniqi për kandidatin e PDK në Malishevë: Personalitet me vlera, i gatshëm të udhëheq me ndershmëri dhe përkushtim - Gazeta Express
string(120) "memli-krasniqi-per-kandidatin-e-pdk-ne-malisheve-personalitet-me-vlera-i-gatshem-te-udheheq-me-ndershmeri-dhe-perkushtim"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 22:30

Memli Krasniqi për kandidatin e PDK në Malishevë: Personalitet me vlera, i gatshëm të udhëheq me ndershmëri dhe përkushtim

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 22:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij për Dr. Gëzim Krasniqin, i cili do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Në një deklaratë publike, Kryetari Krasniqi e cilësoi Dr. Gëzim Krasniqin si një personalitet me vlera profesionale dhe kombëtare, i gatshëm ta udhëheqë Malishevën me ndershmëri dhe përkushtim.

“Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo shtëpie, çdo familjeje, çdo fëmije të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë që iu bashkua UÇK-së si student – me zemër dhe pa llogari personale. Një njeri që e njeh Malishevën, i ndjen shqetësimet e saj, nuk bën zhurmë – por bën punë”, tha Kryetari i PDK-së.

Duke e cilësuar kandidaturën e tij si të natyrshme dhe të domosdoshme për një qeverisje të mirë lokale, Krasniqi theksoi: “Dr. Gëzimi ka qenë gjithmonë aty kur e ka kërkuar puna. Tani është koha të jetë edhe aty ku duhet – në krye të komunës.”

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të Malishevës që të bashkohen rreth këtij vizioni të ri: “Për një Malishevë më të barabartë dhe më të jetueshme për të gjithë.”