Memli Krasniqi: PDK do ta votojë për kryetar/e Kuvendi këdo që s’ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit - Gazeta Express
string(103) "memli-krasniqi-pdk-do-ta-votoje-per-kryetar-e-kuvendi-kedo-qe-ska-qene-pjese-e-qeverise-se-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:54

Memli Krasniqi: PDK do ta votojë për kryetar/e Kuvendi këdo që s’ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit sërish të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se PDK nuk ka vota për Albulena Haxhiun, nuk ka vota as për ministrat e Qeverisë së Albin Kurtit.

Krasniqi ka thënë se të gjithë ministrat e kësaj qeverie, kush më shumë e kush më pak, janë përgjegjës për degradimin e vendit në 4 vitet e fundit.

“Partia Demokratike e Kosovës siç ka thënë këtu prej fillimit, e përsëritë qëndrimin e vet. Ne do të votojmë një kandidat a kandidate të pranueshme nga radhët e partisë së parë, që s’ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit”, tha lideri i PDK-së para gazetarëve.

Krasniqi theksoi se ky është një kompromis që PDK e ka ofruar për ta tejkaluar krizën institucionale, pa ia kërkuar Lëvizja Vetëvendosje.