Memli Krasniqi pasi Dehari vazhdoi me t'vjetrën: Sot ka shkelje të re të Kushtetutës, me vetëdije, është një lëndë e re për Gjykatë - Gazeta Express
string(127) "memli-krasniqi-pasi-dehari-vazhdoi-me-tvjetren-sot-ka-shkelje-te-re-te-kushtetutes-me-vetedije-eshte-nje-lende-e-re-per-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 12:03

Memli Krasniqi pasi Dehari vazhdoi me t’vjetrën: Sot ka shkelje të re të Kushtetutës, me vetëdije, është një lëndë e re për Gjykatë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 12:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se insistimi për ta ndryshuar rendin e ditës edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tregon se aktgjykimet për Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë asnjë vlerë.

Krasniqi ka thënë se sot LVV do duhej të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës.

Ai ka thënë se kjo çfarë po bën LVV është cenim i demokracisë dhe rendit kushtetues.

“Nëse ka një qartësi ai aktgjykim, është e qartë se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës as më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë sot sikur në seancën e kaluara i bie që për Albin Kurtin as Gjykata Kushtetuese nuk ka kurfarë vlere. Kjo qasje që realisht e karakterizuar krejt qeverisjen e LVV me Kushtetutën është e papranueshme. Është sulm kundër demokracisë dhe rendit kushtetues”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë tutje se sot ka ndodhur një tjetër shkelje e Kushtetutës, dhe kjo është një shkelje e re.

“Ka nevojë për sqarime shtesë për ata që nuk kuptojnë është e qartë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po kutpon, sepse interpretimet kushtetuese po ia bëjnë ekonomistët, e jo juristët e shpejtësisë së vajit në tepsi. Sot ka ndodhur një rast i ri, sot me vetëdije një numër i deputetëve e kanë shkelur kushtetutën, sot ka shkelje të re”, ka deklaruar Krasniqi /Gazeta Express