Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Novosellë të Pejës, ku ka thënë se kandidatja e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Arta Vokshi Nallbani është zëri i gjeneratës së re, me vizion për një Pejë ma të mirë.
Krasniqi i ftoi të pranishmit të mobilizohen në përkrahje të Vokshi Nallbanit.
“Ajo sjell energji, përkushtim dhe shumë dashuri për qytetin që e ka në zemër – Pejën e kulturës, sportit, turizmit e të historisë. Prandaj, më 12 tetor, le ta mbështesim Artën – sepse Peja meriton një të ardhme ma të mirë për të gjithë”, është shprehur kreu i PDK-së.