Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kamenicë, nga ku ka shprehur mbështetjen për kandidaten e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Jona Arifi.
Kransiqi ka thënë se Jona është një vajze të guximshme, profesioniste e përkushtuar dhe përfaqësuese e një gjenerate të re që sjell energji e vizion për një të ardhme ma të mirë.
“Jona është shembull se si të rinjtë dhe gratë e vendit tonë mund dhe duhet të marrin përgjegjësi. Ajo ka punuar me pasion dhe ka dëshmuar se është gati të udhëheqë me komunën që e do shumë – Kamenicën. Me Jonën, e ardhmja e Kamenicës është ma e mirë!”, ka shkruar lideri i i PDK-së në Facebook.