Memli Krasniqi godet Albin Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA: Pa Amerikë s'je sovran as në zyrën tënde - Gazeta Express
string(106) "memli-krasniqi-godet-albin-kurtin-per-prishjen-e-raporteve-me-shba-pa-amerike-sje-sovran-as-ne-zyren-tende"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:43

Memli Krasniqi godet Albin Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA: Pa Amerikë s’je sovran as në zyrën tënde

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:43

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në një intervistë në Kanal 10 për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për prishjen e këtyre raporteve nga Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Express.

Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë.

“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi, shkruan Express.

Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në.

Ai ka pasur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin karshi Amerikës dhe për deklaratën e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, pas goditjes së fundit me ndaljen e Dialogut Strategjik, se s’ka prishje raportesh por vetëm dallime në qëndrime./Express/