Memli Krasniqi fton në takim LDK’në, Besian Mustafa ironizon me ftesën: Ia kemi kthyer përgjigjen ideatorit te kësaj ftese, VV’së - Gazeta Express
string(124) "memli-krasniqi-fton-ne-takim-ldkne-besian-mustafa-ironizon-me-ftesen-ia-kemi-kthyer-pergjigjen-ideatorit-te-kesaj-ftese-vvse"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2024 17:40

Memli Krasniqi fton në takim LDK’në, Besian Mustafa ironizon me ftesën: Ia kemi kthyer përgjigjen ideatorit te kësaj ftese, VV’së

Lajme

Gazeta Express

24/05/2024 17:40

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të VV-së Albin Kurti.

“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që një kohë po ripërsërit qëndrimin e saj lidhur me këtë temë.

Sipas LDK-së është e rëndësishme mënyra se si shkohet në zgjedhje. Andaj, sipas Mustafës, kryeministri së pari duhet të jap dorëheqje pastaj procedurat e tjera diskutohen në vazhdim./GazetaExpress/