Memli Krasniqi e do Bedri Hazmën në krye të PDK-së dhe kandidat për kryeministër: S'e fshehi preferencën - Gazeta Express
string(102) "memli-krasniqi-e-do-bedri-hazmen-ne-krye-te-pdk-se-dhe-kandidat-per-kryeminister-se-fshehi-preferencen"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 15:56

Memli Krasniqi e do Bedri Hazmën në krye të PDK-së dhe kandidat për kryeministër: S’e fshehi preferencën

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 15:56

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën e sotme për media ka thënë se kandidat i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza.

Krasniqi ka thënë se Hamza është kandidati për kryeministër më i miri që do të mund ta kishte Kosova.

Gjithashtu ka thënë se nëse Hamza vendos për të kandiduar për kryetar, ai do ta ketë përkrahjen e Krasniqit.

“Jam i bindur se kandidatati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Dhe normalisht nëse Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së e ka përkrahjen time të plotë”, ka deklaruar ai.

Kransiqi ka deklaruar se nuk e di se kush kandidon, por se nuk e fsheh preferencën e tij për Bedri Hamzën.Konventa e PDK-së do të mbahet të hënën më 17 nëntor./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement