Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj përurojnë stadiumin në Gjonaj: Ky model i qeverisjes duhet të vazhdojë - Gazeta Express
string(101) "memli-krasniqi-dhe-shaqir-totaj-perurojne-stadiumin-ne-gjonaj-ky-model-i-qeverisjes-duhet-te-vazhdoje"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:17

Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj përurojnë stadiumin në Gjonaj: Ky model i qeverisjes duhet të vazhdojë

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë”, sot në Gjonaj kanë përuruar stadiumin e ri të futbollit.

Krasniqi e ka cilësuar këtë si një hap historik për sportin, rininë dhe komunitetin e Prizrenit, duke thënë se me Shaqën, Prizreni ecën përpara.

“Stadiumi do t’i japë klubit hasjan dhe të rinjve të kësaj ane mundësinë të zhvillojnë ndeshje vendëse në kushte moderne, me dinjitet dhe me perspektivë të re për sportin lokal. Ky investim është një dëshmi konkrete e vizionit dhe përkushtimit të Kryetarit Shaqir Totaj për të sjellë zhvillim në çdo fushë, nga infrastruktura, te sporti e rinia. Dhe ky është modeli i qeverisjes që duhet të vazhdojë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.