Memishi: As që të mos mendohet për karantinë dhe orë policore! - Gazeta Express
string(60) "memishi-as-qe-te-mos-mendohet-per-karantine-dhe-ore-policore"

Gazeta Express

19/10/2020 22:55

Memishi: As që të mos mendohet për karantinë dhe orë policore!

Gazeta Express

19/10/2020 22:55

As që të mos mendohet për karantinë dhe orë policore!Po përballemi me një pandemi globale tash e sa muaj.

Ky armik i pa dukshëm që po merr jetë njerzish, sipas ekspertëve do të jetë edhe shumë gjatë mes nesh, madje sipas tyre njerzit duhet të mësohet për të jetuar me të. Maskat, higjiena personale dhe ruajtja e distancës, është bërë më se e nevojshme para “shpërthimit” të valës së dytë (edhe pse ka filluar).

Lexo Edhe:

Institucionet përkatëse, ende nuk kanë një përgjigje koncize për rritjen enorme të të infektuarve ditëve të fundit dhe më e keqja, përgjigje nuk ka as për vdekshmërinë e lartë nga Covid-19. Qyterarët janë munduar (ku më pak e ku më shumë) për të respektuar rekomandimet, por numri përsëri ka qenë i lartë duke e rritur frikën dhe panikun tek qytetarët. Sipas mendimit tim, nuk është e drejtë që çdoherë për rritjen e rasteve me Covid-19 të fajësohen qyterarët (edhe pse janë “pak” fajtor), por qytetarët kanë edhe të drejtë të mendojnë dhe fajësojnë institucionet shëndetësore për ‘menaxhimin e dobët’ me pandeminë. Nëse ne si qytetarë duhet të fajësojmë dikë, le ta fajësojmë sepse këtu kemi të bëjmë me një sistem, i cili është instaluar vite me radhë, sistem ky që ka bërë shumë pak, të mos them aspak për shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë e vendit.

Një mbyllje e dytë, do të ishte katastrofale për vendin, sepse qytetarëve do iu humbte durimi, ekonomia do të pësonte kollaps edhe më të thellë, duke mos arritur ende “të merr veten” nga mbyllja e parë. Vendosja e një ore policore për herë të dytë, do të ishte e dëmshme për të gjithë, ku gjithë e dimë se si qytetarët kaluan muaj më parë të mbyllur brenda. Shteti duhet të ofrojë zgjidhje, pse jo, pak të lihen anash interesat personale (keqpërdorimi i fondeve të huaja) që vijnë kryesisht në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të mjekëve që janë në vijë të parë me Covid-19. Të shmanget karantina, e as ora policore të mos mendohet.