Memaliaj/ Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, nis hetimi për 65-vjeçarin - Gazeta Express
string(99) "memaliaj-abuzoi-seksualisht-me-nje-vajze-me-probleme-te-shendetit-mendor-nis-hetimi-per-65-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:29

Memaliaj/ Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, nis hetimi për 65-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 14:29

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Memaliaj, ku një 65-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 32-vjeçare.

Kjo e fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor”, njoftoi sot policia.