Melville 101 / Java e Jean-Pierre Melville në Kino Armata - Gazeta Express
string(55) "melville-101-java-e-jean-pierre-melville-ne-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

20/02/2024 14:44

Melville 101 / Java e Jean-Pierre Melville në Kino Armata

Arte

Gazeta Express

20/02/2024 14:44

Filmat nga seria ‘Melville 101’, me regji të Jean-Pierre Melville, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 21-23 shkurt 2024.

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina dhe Ambasadën e Francës në Kosovë në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Lexo Edhe:

Filmat e Jean-Pierre Melville, François Truffaut, Jean-Luc Godard, etj. do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore ‘101’ në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Filmat nga seria ‘Melville 101’, me regji të Jean-Pierre Melville, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 21-23 shkurt 2024 dhe përfshijnë:

E mërkurë, 21 shkurt, 19:00h
“Le Silence de la mer” (1949), 88 min.

E enjte, 22 shkurt, 19:00h
“Le Doulos” (1961), 110 min.

E premte, 23 shkurt, 19:00h
“L’Armée des ombres” (1969), 150 min.

Jean-Pierre Melville (1917 – 1973) ishte regjisor francez i cili pati ndikim të madh në regjisorët e New Wave, lëvizjes inovative franceze të filmit nga fundi i viteve 1950. Ai shërbeu në Forcat e Lira Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, formoi kompaninë e tij të produksionit në vitin 1946 dhe ndërtoi studion e tij në vitin 1949. Filmat e hershëm të Melville, si Le Silence de la mer (1947; “Qetësia e Detit”), ishin prodhuar me buxhet të vogël dhe përdorën aktorë të thjeshtë në vend të yjeve të njohura. Filmat tjerë të hershëm ishin Les Enfants terribles (1948; “Terorret e Vogla”), adaptim i shkëlqyeshëm për ekran i romanit të Jean Cocteau; Bob le flambeur (1955), filmi i parë i tij me gangsterë; dhe Deux hommes à Manhattan (1958; “Dy Njerëz në Manhattan”). Përdorimi i xhirimit në lokacion, dritës natyrale dhe aktrimit të improvizuar në këto filma nga Melville, ka influencuar regjisorët si Claude Chabrol, François Truffaut, dhe Jean-Luc Godard. Dekori i serisë së mëvonshme të filmave të stilizuar, të inspiruar nga filma gangsterësh të Hollywood, sikur Le Doulos (1962; “Doulos—Njeriu i Gishtit”), Le Deuxième Souffle (1966; “Era e Dytë”), and Le Samourai (1967; “Samurai”), ishin homazh i qartë prodhimeve të Hollywod nga vitet 1930.