Vllaznia e Shkodrës po kalon një sezon mjaft të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, derisa nga skuadra shkodrane po veçohet një emër në mbrojtje.
Bëhet fjalë për Melos Bajramin, i cili luan tashmë e dy sezone te Vllaznia, mirëpo këtë edicion po tregon fuqishëm vlerat e tij.
Ai po konsiderohet si një shtyllë e mbrojtjes shkodrane në elitën e futbollit shqiptar, i cili me paraqitjet e tij i ka bërë përvete tifozët shkodranë.
Me performancat e tij të sivjetme, ai është ndër më të dalluarit edhe në Kategorinë Superiore, duke e ndihmuar Vllazninë që të jetë e para në tabelë, dhe në rrugë të mirë për t’u shpallur kampione në “play-off”.
Ai madje ka shënuar edhe dy gola këtë edicion, e po ashtu e ka dhuruar edhe një asistim.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i ishte bashkuar Vllaznisë në vitin 2024, derisa më herët kishte luajtur edhe për Gjilanin, Makedonija, Shkupin, Skënderbeun e Ballkanin.
Vllaznia momentalisht është e para në tabelë me 51 pikë, pesë më shumë se Elbasani në vendin e dytë
Katër vendet e para, Vllaznia, Elbasani, Egnatia e Dinamo shkojnë në “play-off”, që luhet me nga një ndeshje, pas përfundimit të sezonit të rregullt./GazetaExpress/