Meloni pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: U kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, të shohim si do të shkojë - Gazeta Express
string(105) "meloni-pas-takimeve-me-kurtin-e-vuciqin-u-kemi-kerkuar-zbatimin-e-marreveshjeve-te-shohim-si-do-te-shkoje"

Meloni pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: U kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, të shohim si do të shkojë

Lajme

Gazeta Express

26/10/2023 15:55

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për media lidhur me takimin që kanë pasur sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, shkruan Gazeta Express.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Meloni ka thënë se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa I përket dialogut dhe se sot iu kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiqit që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar, raporton Gazeta Express.

Kryeministrja italiane ka thënë se pret të shoh se si do të shkojnë gjërat sot gjatë ditës duke thënë se shpreson që do të bëhen disa hapa përpara.

“Pak më parë ne ishim të angazhuar në një tjetër le të themi një skenar tjetër kritik që është se mes Serbisë dhe Kosovës. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni./GazetaExpress/