Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare Penale me akuzën për pjesëmarrje në gjenocid. Lajmi u bë i ditur nga vetë Meloni në një intervistë për televizionin publik italian RAI, e cila do të transmetohet e plotë më vonë gjatë mbrëmjes.
Sipas saj, e njëjta padi është ngritur edhe ndaj Ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto, Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, si dhe Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë shtetërore të mbrojtjes Leonardo, Roberto Cingolani.
“Italia ka qëndrimin më të rreptë brenda Bashkimit Europian sa i përket shitjes së armëve ndaj Izraelit. Unë besoj se nuk ka një rast tjetër të ngjashëm në botë dhe në histori”, theksoi Meloni, duke iu referuar akuzave që lidhen me rolin e Italisë në eksportin e armëve në kontekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme.