Melinda nuk pajtohet asesi me realitetin, sërish me dedikim prekës për nënën e ndjerë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

07/03/2021 18:45

Melinda nuk pajtohet asesi me realitetin, sërish me dedikim prekës për nënën e ndjerë

Rozë

Gazeta Express

07/03/2021 18:45

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) rep-artisja e njohur, Melinda Ademi, humbi personin më të dashur, nënën e tij.

Pasi humbi betejën me kancerin e gjirit, nëna e saj ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur vet Melinda në një postim në rrjetin social Instagram, teksa fjalët për të ndjerën pikëlluan një audiencë të tërë.

Sot (e diel) ajo sërish ka ardhur me një dedikim, duke theksuar se do ta bëjë edhe më krenare se sa e ka bërë deri më tani.

“Mami im, të premtoj me të gjithë zemrën time që nuk do të ndalem as edhe një moment, do të bëjë krenare më shumë se kaq. Të dua shumë mami”, shkoi ajo në mbishkrim.