Melinda merr propozimin për martesë - Gazeta Express
string(35) "melinda-merr-propozimin-per-martese"

Rozë

Gazeta Express

17/09/2025 20:55

Melinda merr propozimin për martesë

Rozë

Gazeta Express

17/09/2025 20:55

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të bukura të jetës.

Përmes një videoje në Instastory, ajo publikoi çastet kur partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin romantik për martesë buzë detit.

Në sfondin e një zemre gjigante me mbishkrimin “Will you marry me?”, fishekzjarrë e dekorime elegante me lule e drita, Graniti u ul në gjunjë për t’i dhënë unazën e fejesës.

Melinda shihet e emocionuar dhe e lumtur në këtë moment të paharrueshëm, ndërsa pamjet kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ky hap i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në jetën private të artistes, e cila prej kohësh po shijon lidhjen e saj me Granitin. /Prive