Melania zbulon se çka mendon për përdorimin e rrjeteve sociale nga presidenti Trump - Gazeta Express
string(83) "melania-zbulon-se-cka-mendon-per-perdorimin-e-rrjeteve-sociale-nga-presidenti-trump"

Melania zbulon se çka mendon për përdorimin e rrjeteve sociale nga presidenti Trump

Gazeta Express

28/10/2020 9:24

Zonja e Parë, Melania Trump, bëri paraqitjen e saj të parë vetëm në mbështetje të fushatës zgjedhore të burrit të saj, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Duke folur në Pensilvania, ajo tha: “Ai pëlqen që vendi i tij dhe ata që e rrethojnë të kenë sukses”.

Lexo Edhe:

Melania, gjithashtu, qeshi kur pranoi se nuk ishte gjithmonë dakord me mënyrën se si Trump i thotë gjërat në mediat sociale.

Sa i takon menaxhimit të pandemisë, ajo akuzoi Biden dhe demokratët se e përdorën politikisht.

“Ata vunë agjendat e tyre përpara mirëqenies së popullit amerikan”, tha ajo duke i konsideruar të pabaza akuzat e tyre ndaj Trumpit.

“Ne nuk mund mbyllemi dhe të fshihemi nga frika. Ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhje reale dhe të qëndrueshme”, shtoi Zonja e Parë.

Trump denoncoi gjithashtu atë që ajo e quajti “agjenda socialiste” e Bidenit dhe kritikoi mbulimin nga media të “thashethemeve të pavërteta dhe intrigave” në Shtëpinë e Bardhë.