Melania Trump refuzoi të bënte thirrje kundër dhunës pas sulmit në Kapitol - Gazeta Express
string(69) "melania-refuzoi-te-bente-thirrje-kunder-dhunes-pas-sulmit-ne-kapitol1"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 23:42

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje kundër dhunës pas sulmit në Kapitol

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 23:42

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për paqe më 6 janar të këtij viti, ditën kur mbështetësit e bashkëshortit të saj, Presidentit në detyrë në atë, kohë Donald Trump sulmuan kongresin.

Këtë e rrëfen ish-asistentja e saj në Shtëpinë e Bardhë, Stefani Grisham në një libër që pritet të publikohet më 5 Tetor, të titulluar “Tani do i përgjigjem pyetjeve tuaja”. Siç njofton “CNN” që ka siguruar paraprakisht disa pasazhe nga libri, Grisham pretendon se i kishte bërë gati një mesazh të shkruar zonjës së parë të asaj kohe.

Lexo Edhe:

Ajo e pyeti nëse dëshironte të shkruante në Twitter që “protestat paqësore ishin një e drejtë e çdo amerikani, por nuk kishte vend për paligjshmëri dhe dhunë”.

Përgjigjja që mori nga Melania ishte “Jo” e prerë.

Ish-Zonja e Parë ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin e sulmit të mbështetësve të Trumpit në kongres, ku zyrtarizohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, të cilat ish-Presidenti nuk i njohu me argumentimin se u manipuluan.