Meksika do të dhurojë me lotari, shtëpinë e blinduar të ‘El Chapo’ - Gazeta Express
string(63) "meksika-do-te-dhuroje-me-lotari-shtepine-e-blinduar-te-el-chapo"

Meksika do të dhurojë me lotari, shtëpinë e blinduar të ‘El Chapo’

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:35

Shtëpia e ish-lordit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán që u arratis në 2014 kur marinsat meksikanë e kishin rrethuar, ka pësuat disa ndryshime kohët e fundit ndërkohë që qeveria meksikane po përgatitet ta japë në një llotari kombëtare.

Kamerat e mbikqyrjes që mbulonin çdo kënd të jashtëm të shtëpisë modeste u hoqën dhe vrima nën një vaskë ku Guzmán kishte rrëshqitur për të arritur në një rrjet tunelesh, është mbuluar me një pllakë betoni.

Lexo Edhe:

Associated Press iu dha qasja në pronë në një lagje të qetë në Culiacan përpara shortit.

Javët e fundit, Instituti i Meksikës për Kthimin e Mallrave të Vjedhura te Njerëzit, i njohur me inicialet e tij si INDEP, i dha një dorë bojë të freskët të bardhë brenda dhe jashtë dhe vendosi pllaka në vendin e banjës ku ishte vija e hyrjes së vaskës dhe tunelit.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador ka folur për llotarinë e pronave të sekuestruara, por nuk ka përmendur historinë e kësaj shtëpie të veçantë.