Meidani takon Limanin dhe Shabanin: Korridori VIII, prioritet strategjik për zhvillimin e rajonit - Gazeta Express
string(95) "meidani-takon-limanin-dhe-shabanin-korridori-viii-prioritet-strategjik-per-zhvillimin-e-rajonit"

Maqedoni

Gazeta Express

02/02/2026 10:22

Meidani takon Limanin dhe Shabanin: Korridori VIII, prioritet strategjik për zhvillimin e rajonit

Maqedoni

Gazeta Express

02/02/2026 10:22

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ku në fokus ishte bashkëpunimi institucional dhe zhvillimi lokal.

Gjatë takimit, ambasadori Meidani i uroi dy kryetarët për mandatin e ri, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“I urova suksese në mandatin e ri dhe i falënderova për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë,” deklaroi ambasadori Meidani.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte rëndësia strategjike e Korridorit VIII, si projekt kyç infrastrukturor me ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, veçanërisht për komunat që janë pjesë e gjurmës së tij.

“Biseduam për nevojën, ndikimin afatgjatë dhe potencialin e Korridorit VIII për zhvillim ekonomik, sidomos për komunat që janë pjesë e këtij korridori,” theksoi Meidani.

Po ashtu, u diskutua për vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe nisma të reja që synojnë zhvillimin lokal dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.

“Bashkëpunimi institucional, vizioni i përbashkët dhe puna në terren mbeten çelësi për zhvillim real dhe për një rajon më të lidhur e më pranë Evropës,” u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Shkup.

Takimi u cilësua si pjesë e angazhimeve diplomatike për thellimin e bashkëpunimit lokal dhe rajonal në funksion të projekteve strategjike me rëndësi ndërkufitare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement