Mehmeti, “zotëria 14 milionësh”, futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare - Gazeta Express
string(78) "mehmeti-zoteria-14-milionesh-futbollisti-me-i-shtrenjte-i-kombetares-shqiptare"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 14:37

Mehmeti, “zotëria 14 milionësh”, futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 14:37

Nuk dihet nëse do të mund të jetë ndonjëherë pjesë e shijeve të trajnerit.

Anis Mehmeti po i afrohet tre viteve të plota që nuk thirret në kombëtaren shqiptare, i cilësuar si i tepërt nga Sylvinho, por ajo që po bën ai në fushën e lojës, ka shkaktuar habi dhe ka sjellë vlerësime.

Njëzetepesëvjeçari i lindur në Angli, dhe që luan po në ishull, u bë shqiptari (duke i llogaritur vetëm lojtarët që luajnë për Shqipërinë) me vlerën më të madhe të kartonit në të gjithë botën.

Agjencia e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “Transfermarkt”, e ngriti çmimin profesional të tij në 14 milionë euro.

Tashmë, ai e ka kaluar Kristian Asllanin me 13 milionë euro, si dhe lojtarë të tjerë të dalluar kuqezinj si Broja, Daku apo Muçi.

Rritja e fundit ishte 40 për qind, vërtet një kërcim i jashtëzakonshëm.

Edhe më shumë e jashtëzakonshme është rritja e tij në tri vitet e fundit.

Në 2023, Mehmeti vlente si karton vetëm 1.2 milion euro, shkruan abcnews.

Këtë sezon, ai i ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 6 asistime në Championship dhe kaloi nga Bristol City në Ipswich Town.

Advertisement
Advertisement
Advertisement