Mehmeti: Vuçiq e ridëshmoi mendësinë fashiste - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/12/2019 18:03

Mehmeti: Vuçiq e ridëshmoi mendësinë fashiste

Lajme

Gazeta Express

08/12/2019 18:03

Kryetari i Shoqatës se të Zhdukurve në Podujevë, Latif Mehmeti ka reaguar pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar masakrën e Reçakut. Mehmeti ka thënë se duke mohuar këtë masakër po vazhdohet fryma e Millosheviqit që vrau mijëra civil në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i kasapit të fundit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, u kthye në rolin e më hershëm që kishte: ta mbronte një kasap që po kryente gjenocid.  Me mohimin e masakrës së Reçakut, Vuçiq dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një fashist i vogël që ende jeton në Ballkan, duke e vazhduar frymën e Millosheviqit që vrau me mijëra civil në Kosovë, Bosnje e Kroaci”, ka thënë Latif Mehmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehmeti ka thënë se nuk mund të mohoj askush gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovë dhe sipas tij dëshmi për këtë janë varrezat e të vrarëve.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta mohoj gjenocidin që bëri Serbia ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës. Dëshmitë janë varrezat e fëmijëve që u masakruan. Dëshmi janë varrezat e pëlqeve, nënave shtatzëna. Varrezat nuk mundet askush t’i zhduk”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Vuçiqi është dashur që të ndjek modelin e kancelarës Merkel e cila kërkoi falje për atë çfarë kishe ndodhur në Poloni gjatë kohës së Hitlerit.

“Në vend se të mësoj nga civilizimi, rasti i fundit i kancelarës gjermane Merkel, që shkoi në Poloni dhe kërkoi falje dhe u ndje e trishtuar me atë që kishte bërë fashisti Hitler ndaj popullit të pafajshëm. Por, Vuçiq zgjedhi mohimin e masakrës. Të mohosh krimin që u dëshmua në të gjithë botën, është krim i dyfisht”.

Ai ka aluduar për varreza të shqiptarëve në Rashkë, Batajnicës dhe Përuqacit.

“Pse Vuçiq nuk e pranon kurrë që në Serbi trupat e shqiptarëve të vdekur u hodhën në lumenj, u groposën dhe mbi eshtrat e tyre u ndërtuan shtëpi, rasti i Rashkës. Vuçiq duhet të tregojë për shtat varrezat e Batajnicës dhe Peruqacit, të tregojë sa femijë, gra dhe burra i varrosen në këto varreza. Ndoshat edhe këto varreza masive të zbuluara deri më tani në Serbi presidenti Vuçiq i duken fantazma dhe i mohon, por krimi i kryer kurrë nuk mund të fshihet”, ka thënë ai.

Në Reçak, më 1999 ishin vrarë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe. Kjo ngjarje ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ish – shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.

Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.