Veterani i luftës së UÇK-së, Agim Pllashniku, është larguar nga puna në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenci”, dhe vendimi, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, ka lidhje të drejtpërdrejtë me një deklaratë publike të Pllashnikut, i cili e quajti ‘hajneshë’ ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj e cilëson këtë veprim si skandal dhe hakmarrje politike, duke theksuar se Pllashniku u largua nga puna vetëm sepse e quajti Pacollin “hajneshë të paskrupullt”, për shkak të abuzimeve të pretenduara me paratë publike në favor të familjarëve të saj.
Sipas Mehmetajt, vendimi për largim është marrë nga Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, të cilin ai e etiketon si “shërbëtor të sistemit të Millosheviçit” dhe e akuzon për korrupsion.
“A jeni ka e kuptoni skandalin? Në Kosovën e lirë, një veteran i luftës largohet nga puna për një fjalë të vërtetë, ndërsa ata që kanë shërbyer regjime kriminale sot vendosin për fatin e qytetarëve”, ka shkruar Mehmetaj.