Mehmetaj – Taravarit: Si mund të bëni apel për të bashkuar votën e shqiptarëve, kur keni ndarë partinë tuaj - Gazeta Express
string(103) "mehmetaj-taravarit-si-mund-te-beni-apel-per-te-bashkuar-voten-e-shqiptareve-kur-keni-ndare-partine-tuaj"

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:41

Mehmetaj – Taravarit: Si mund të bëni apel për të bashkuar votën e shqiptarëve, kur keni ndarë partinë tuaj

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:41

Gjersa kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, fliste për kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut, gazetari Lirim Mehmetaj i ka thënë se “qysh munden të bëni apel me bashku votën e shqiptarëve, kur ju e keni ndarë partinë tuaj”.

Mehmetaj pyeti Taravarin se si mund t’i marrë votat e partive tjera shqiptare, kur nuk ka mundur t’i marrë në tërësisht në Aleancën për Shqiptarët.

“Zoti Taravari vetëm diçka është e çuditshme. Qysh munden të bëni apel me bashku votën shqiptarëve, kur ju e keni ndarë partinë tuaj. Ta zëmë se keni 80 për qind, 20 për qind a janë me zoti Selën. Pra, ju as partinë e juaj s’keni arritur me marrë tërësisht pas vetes për me i marrë votat e partive tjera”, ka thënë Mehmetaj.

Kujtojmë se Aleanca për Shqiptarët është ndarë në krahun e Ziadin Selës edhe atë të Taravarit.

Një Kongres i jashtëzakonshëm i ASh-së nga krahu i Selës, u mbajt dy ditë pas atij që e thirri Arben Taravari, ku në fakt e shkarkuan Ziadin Selës nga posti i kryetarit të Kuvendit Qendror të partisë.

Të dy krahët zgjodhën kryetarët e tyre, Sela në njërën anë dhe Taravari në anë tjetër.

Tash të dyja palët pretendojnë se janë Aleanca për Shqiptarët dhe të dy kryetarët pohojnë se janë kryetarë legjitimë të partisë.