Megjithatë Vojvoda i mund Zenelin e Berishën - Gazeta Express
string(44) "megjithate-vojvoda-i-mund-zenelin-e-berishen"

Megjithatë Vojvoda i mund Zenelin e Berishën

Gazeta Express

01/08/2020 17:05

Skuadra e Mergim Vojvodës, Standard Leige ka triumfuar kundër skuadrës së Valon Berishës e Arbër Zenelit me rezultat 0-1 në miqësoren që u zhvillua sot.

Standard Liege ka fituar me rezultat 1-0 kundër Reims në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin e Standardit në qytetin Belg Liege.

Lexo Edhe:

Ndeshja për 64 minuta ishte e barabartë, derisa Vojvoda startojë që nga fillimi për skuadrën belge.

Pikërisht në minutën e 64-të shënoi gol Mehdi Cercela duke kaluar Standardin në epërsi.

Arbër Zeneli startoi në këtë takim por u zëvendësua dy minuta pas golit, pra në minutën e 66 me Hugo Ekitike.

Pasi që ka pak statistika ende nuk dihet se a u angazhua në këtë ndeshje Valon Berisha pasi që si startues ai nuk ka filluar.

Kujtojmë se Berisha sapo është transferuar të Reims derisa Arbër Zeneli kishte qëndruar një vit jashtë fushave për shkak se lëndoi ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi në qershor të vitit të kaluar. /GazetaExpress/