Megjithatë Kejsi u takua me Kristin - Gazeta Express
string(35) "megjithate-kejsi-u-takua-me-kristin"

Yjet

Gazeta Express

01/06/2023 22:34

Megjithatë Kejsi u takua me Kristin

Yjet

Gazeta Express

01/06/2023 22:34

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Kristi dhe Keisi kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jshtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën.

Pas daljes Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu. Mbrëmjen e djeshme Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qendruar të dy në një tavolinë.

Së fundmi Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory.

Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement