Meghan Markle shkruan për bullizmin: Në 2019-ën isha personi më i tallur në gjithë botën - Gazeta Express
string(87) "meghan-markle-shkruan-per-bullizmin-ne-2019-en-isha-personi-me-i-tallur-ne-gjithe-boten"

Meghan Markle shkruan për bullizmin: Në 2019-ën isha personi më i tallur në gjithë botën

Gazeta Express

12/10/2020 7:52

Dukesha e Sussex ka rrëfyer në një podcast për adoleshentë për luftën e saj me ngacmimet në internet, një problematikë me të cilën shumë adoleshentë përballen rregullisht, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit kur njerëzit kanë qenë më të izoluar.

“Më thanë që në vitin 2019 isha personi më i tallur në të gjithë botën, mashkull apo femër”, tha ajo në një intervistë që dha me Princin Harry, për Teenage Therapy Podcast, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Lexo Edhe:

“Për tetë muaj unë as nuk isha e pranishme në publik. Isha me leje lindjeje dhe më pas duke u kujdesur për tim bir, por ajo që ishte në gjendje të prodhohej ishte pothuajse shkatërruese. Nëse njerëzit thonë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, dëmi që i shkaktohet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq i madh.”

Princi Harry tha se cënueshmëria nuk është dobësi, por një shenjë e forcës dhe se është e rëndësishme të flasësh për përvojat.

“Është shumë e lehtë të thithesh dhe të konsumohesh nga negativiteti, por ne të gjithë mund të zgjedhim të jemi në gjendje ta largojmë atë nga jeta jonë. Ndjekja e urrejtjes është përhapur shumë.

Ne nuk duhet ta bëjmë… Unë bëra zgjedhjen për të mos lexuar, për të mos e parë atë, për të larguar veten nga ajo gjë dhe për t’u përqëndruar shumë në anën e mirë dhe shpresëdhënëse, pjesën më të madhe të së cilës ma jep brezi juaj”, -u shpreh Harry duke shtuar se meditimi gjithashtu e ka ndihmuar.

Sipas OBSH-së, Dita Botërore e Shëndetit Mendor kujtohet më 10 tetor të çdo viti, me objektivin e rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet e shëndetit mendor në të gjithë botën dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.