Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona ka tronditur Kosovën.
Mefail Shkodra me dy djemt e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati.
Policia e Kosovës po i kërkon ata.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Gazetës Express se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.
Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbërt në operacionin kërkimor.
Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbërt.. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.
Policia po ashtu publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur të dielën. /Gazeta Express