Mefail Shkodra fotografitë me Kurtin, Osmanin e Sveçlën i realizoi në festën e Ambasadës së Shqipërisë, kush e ftoi? - Gazeta Express
string(113) "mefail-shkodra-fotografite-me-kurtin-osmanin-e-sveclen-i-realizoi-ne-festen-e-ambasades-se-shqiperise-kush-e-ftoi"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:53

Mefail Shkodra fotografitë me Kurtin, Osmanin e Sveçlën i realizoi në festën e Ambasadës së Shqipërisë, kush e ftoi?

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:53

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë një sqarim për fotografinë me Mefail Shkodrën, i dyshuar për vrasjet e sotme në Gjilan.

Sipas një reagimi në faqen e presidencës, fotografia e Osmanit me Shkodrën është bërë “gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë”.

Gjithashtu, në reagim thuhet se “brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”.

Gjithashtu Osmani ka bërë thirrje që autorët e krimit në Gjilan të sillen sa më shpejtë para drejtësisë.

Mefail Shkodra, me dosje të trashë për vepra të ndryshme penale, kishte foto edhe me Kurtin, Sveçlën etj.