Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati - Gazeta Express
string(46) "mefail-shkodra-dhe-djemte-e-tij-ende-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 7:13

Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 7:13

Tash e mbi një muaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij po kërkohen intensivisht nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani ende nuk janë lokalizuar e as arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se po punojnë intensivisht për kapjen e tyre.

“Po punojmë intensivisht për arrestimin e të dyshuarve për vrasje të trefishtë”.

”Në momentin që kemi ndonjë zhvillim në këtë drejtim do t’iu njoftojmë menjëherë”, bëri të ditur ai