Baton Haxhiu, gazetar, ka thnëë se kandidatët potencialë për kryetarin e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje janë Glauk Konjufca, Hajrullah Çeku apo Arben Vitia.
Ai ka thënë se të tjera kandidatura nuk janë në rend dite në LVV.
“Nga VV mundet me qenë Glauk Konjufca, Hajrullah Çeku ose Arben Vitia, pra tjerat kandidatura nuk janë në rend dite”, tha Haxhiu.
Por Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki pyeti se “çfarë po bën Mefail Bajqinovci, duke takuar gratë intelektuale të Prishtinës, a ka kjo lidhje me kandidaturë”.
“Edhe nuk është I keq”, tha Parim Olluri.
“Unë mendoj se Vetëvendosja i hinë hak”, vazhdoi Mirena.
“Mefi është punëtor, Glauku është dembel”, tha Syla.
“Personalisht po them mos qoftë më i mirë për Prishtinën Mefi 100 herë se Glauku me çfarëdo baze”, tha Mirena.
Këto deklarata Baton Haxhiu i quajti ironi e cinizëm.
“Po e bëjmë serioz, ju kuptoj ironinë e cinizmin, por ju gjithë kohën nuk mundeni kështu”, tha Haxhiu.
Më pas Haxhiu tha se Glauk Konjufca është kandidatura më dinjitoze.
Por ai tha se “nëse humb zgjedhjet, Konjufca e humb gjithë karrierën politike”. /Gazeta Express
aaaaa