Pas deklaratave të presidentit Donald Trump, se “Putin po luan me zjarr”, një koment jo shumë i matur ka ardhur nga ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Në një postim në X, Medvedev është shprehur duke thënë: “Unë di një gjë shumë të KEQE — Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë.”
Këto komente nuk janë pritur mirë nga Keith Kellog, i dërguar i Trump, i cili ka thënë se është shumë “e pamatur” që një zyrtar rus të nxisë frikë për Luftën e Tretë Botërore, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën.
Trump thotë se Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
“Nxitja e frikës për Luftën e Tretë Botërore është një koment i pafat dhe i papërgjegjshëm nga MedvedevRusia dhe i papërshtatshëm për një fuqi botërore. Presidenti Trump po punon për ta ndalur këtë luftë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve. Ne presim ende marrjen e Memorandumit rus që na premtuat një javë më parë. Armëpushim tani,” ka shkruar Kellog.