Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i intereson”, siç e tha ai, “ultimatumi teatral” që Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi Kremlinit një ditë më parë.
Kujtojmë se Trump e kërcënoi Rusinë me “tarifa të rënda” nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve. Ai specifikoi se këto do të ishin të ashtuquajturat tarifa dytësore – ato që do të drejtoheshin ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë.
“Nuk na intereson”, tha Medvedev, duke komentuar kërcënimin e SHBA-së.