Mediumi zviceran: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(84) "mediumi-zviceran-serbia-po-e-perdor-pandemine-per-ta-demonstruar-fuqine-ndaj-kosoves"

Mediumi zviceran: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 14:29

Radio televizioni zviceran, SRF i ka kushtuar hapësirë të veçantë thirrjes së Serbisë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në Beograd, tashmë kur në Prishtinë ende nuk kanë ardhur vaksinat Anti Covid, raporton Gazeta Express.

Me titullin “Serbia përdor pandeminë për të demonstruar fuqinë e saj kundër Kosovës”, shpjegohet se Serbia u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID 19 në Serbi.

Lexo Edhe:

Aty megjithatë, theksohet se për t’u vaksinuar pranohen vetëm njerëzit që kanë dokumente identifikimi që janë të lëshuara nga një autoritet serb.

“Serbia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë që të vaksinohen kundër Covid në Serbi. Sidoqoftë, pranohen vetëm njerëzit me dokumente identifikimi të lëshuara nga një autoritet serb në Kosovë. Kjo e ashtuquajtur “diplomaci e vaksinimit” shkakton reagime të zemëruara”, thuhet në këtë kronikë, ku është dhënë edhe një deklaratë e u.d të presidentit, Vjosa Osmani dhe disa qytetarëve për këtë çështje.

Të intervistuarit në këtë kronikë thonë se në mungesë të vaksinës në Kosovë, atyre u duhet të shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar pasi që nuk kanë alternative tjetër.

Në kronike thuhet se kusht për vaksinim është që qytetarët të kenë dokumente valide të Serbisë.

“Nëse do kishte vaksina këtu, ne do vaksinohemi këtu. Jam pak e dëshpëruar pse nuk ka për të gjithë, si për neve edhe për  shqiptarët”, shprehet Dobrila Kostic.

“Nuk do duhej të shkojmë atje për vaksinim por çfarë të bëjmë bëhet fjalë për shëndetin, thotë Sinisa Zivic i cili tanimë ka pranuar dozën e parë të vaksinës kineze Sinofarm./GazetaExpress/

Video nga minuta 12:35: